< 1Kro 23 1Kro 25 >
Lexim prej librit të parë të Kronikave(1Kro 24)
24

1 Rendet e bijve të Aronit:

Bijtë e Aronit: Nadabi, Abiuhi, Eleazari e Itamari.

2 Nadabi e Abiuhi vdiqën para babait të tyre dhe nuk lanë fëmijë. Priftërinj u bënë Eleazari e Itamari.

3 Davidi bashkë me Sadokun i ndau, njërin prej bijve të Eleazarit dhe me Akimelekun, njërin prej bijve të Itamarit, sipas rendevee shërbesës së tyre.

4 Dhe doli se për kah numri i meshkujve ishin shumë më shumë bijtë e Eleazarit se sa bijtë e Itamarit. Prandaj edhe formoi gjashtëmbëdhjetë rende prej bijve të Eleazarit me prijës dhe tetë rende prej bijve të Itamarit me prijës të familjeve e të shtëpive.

5 E i ndau të dy familjet me short: sepse duhej të ishin prijës të Shenjtërores e prijës të Hyjit qoftë prej bijve të Eleazarit qoftë prej bijve të Itamarit.

6 Njëri prej levitëve, shkruesi Semeja, biri i Natanaelit, i regjistroi para mbretit, para prijësve, para Sadokut prift, para Akimelekut, birit të Abiatarit dhe para prijësve të familjeve priftërore e levitike: një familje prej Eleazarit dhe një familje prej Itamarit.

7 Shorti i parë i ra Jojaribit, shorti i dytë Jedejës,

8 i treti Harimit, i katërti Seorimit,

9 i pesti Melkisë, i gjashti Maimanit,

10 i shtati Akosit, i teti Abisë,

11 i nënti Jezuait, i dhjeti Sekenisë,

12 i njëmbëdhjeti Eliasibit, i dymbëdhjeti Jacimit,

13 i trembëdhjeti Hopfës, i katërmbëdhjeti Isbaabit,

14 i pesëmbëdhjeti Belgës, i gjashtëmbëdhjeti Emerit,

15 i shtatëmbëdhjeti Hezirit, i tetëmbëdhjeti Afsesit,

16 i nëntëmbëdhjeti Fetahisë, i njëzeti Hezekielit,

17 i njëzetenjëti Jakinit, i njëzetedyti Gamulit,

18 i njëzetetreti Dalajahut, i njëzetekatërti Maaziahut.

19 Këto ishin ndërresat e tyre sipas shërbesave për të hyrë në Shtëpinë e Zotit; hynin sipas ritit të vet nën drejtimin e Aronit, atit të tyre, siç ka urdhëruar Zoti, Hyji i Izraelit.

20 Lidhur me të tjerët bijtë e Levit:

Prej bijve të Amramit: Subaeli. Prej bijve të Subaelit: Jehedeja.

21 Prej bijve të Rohobisë: prijësi Jesia.

22 Prej Isaaritëve: Salomoti. Prej bijve të Salomotit: Jahati.

23 Prej Hebronajve: Jeriahu, Amaria i dyti, Jahazieli i treti, Jekmaami i katërti.

24 I biri i Ozielit: Mika. Prej bijve të Mikës: Samiri.

25 I vëllai i Mikës: Jesiai. Prej bijve të Jesiajit: Zaharia.

26 Bijtë e Merariut: Moholi e Musiu. Bijtë e tij: Jaziahu e Baniu.

27 Biri i Merariut: prej Jaziahut, të birit të tij: Soami, Zakhuri e Hebriu.

28 Prej Moholit, biri Eleazari që nuk kishte fëmijë.

29 Biri i Cisit: Jerameeli.

30 Bijtë e Musiut: Moholi, Ederi dhe Jerimoti.

Këta janë bijtë e Levit sipas barqeve të tyre.

31 Edhe këta hodhën short porsi vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit, në praninë e mbretit David, të Sadokut e të Akimelekut dhe të prijësve të familjeve priftërore e levitike: qoftë të mëdhatë qoftë të voglat: të gjitha në mënyrë të barabartë u ndanë me short.



Fjala e Zotit