1 Beniamini e lindi, të parëlindurin Baleun, Asbelin të dytin, Aharën të tretin,
2 Nohanë të katërtin, Rafën të pestin.
3 Bijtë e Baleut ishin: Adari, Gera, baba i Aodit,
4 poashtu edhe Abisuehi, Naamani, Ahoehi,
5 edhe Gera e Sefufani dhe Hurami.
6 Këta janë bijtë e Aodit, prijësit e familjeve që banonin në Gabaan, që qenë shpërngulur me dhunë në Manahat;
7 Naamani, Ahia e Gera: ky i shpërnguli dhe gjinikoi Ozën e Ahiudin.
8 Saharaimi, pasi i lëshoi gratë e veta Husimën e Barën, në tokën e Moabit i lindën:
9 prej gruas së tij Hodesës, Jobabi, Sebia, Mesa, Melkami,
10 Jehusi, Sekia, Marma. Këta janë bijtë e tij, prijës në familjet e tyre.
11 Kurse prej Husimës i lindën: Abitobi e Elfaali.
12 Kurse bijtë e Elfaalit ishin: Heberi, Misaami e Samadi. Ky e ndërtoi Onon dhe Lodin me fshatrat e tija.
13 Beria e Sama ishin prijësit e familjeve të atyre që banonin në Ajalon. Këta i dëbuan banorët e Getit.
14 Ahiu, Sesaku, Jerimoti,
15 Zabadia, Arodi, Ederi,
16 Mikaeli, Jesfa, e Joha, bijtë e Berisë.
17 Zabadia, Mosolami, Hezeci, Heberi,
18 Jesamariu, Jezlia e Jobabi, bijtë e Elfaalit.
19 Jacimi, Zehriu, Zabdiu,
20 Elioenaji e Seletaji, Elieli,
21 Adaja, Baraja e Samarati, bijtë e Semejit.
22 Jesfami, Heberi, Elieli,
23 Abdoni, Zekriu, Hanani,
24 Hanania, Elami, Anatotia,
25 Jefdaja e Fanueli, bijtë e Sesakut.
26 Samsariu, Sohoria, Otolia,
27 Jersia, Elia dhe Zekriu, bijtë e Jerohamit.
28 Këta ishin krerët e familjeve sipas breznive të tyre.
Banonin në Jerusalem.
29 Në Gabaon banuan Jehieli, babai i Gabaonajve. Gruaja e tij e kishte emrin Maakë.
30 I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj Suri, Cisi, Baali, Neri, Nadabi,
31 Gedori, Ahio, Zaheri, Maceloti.
32 Macelotit i lindi Samaja. Edhe këta, përballë vëllezërve të vet, jetuan bashkë me ta në Jerusalem.
33 Nerit i lindi Cisi, kurse Cisit i lindi Sauli. Pastaj Saulit i lindi Jonatani, Melkisuai, Abinadabi dhe Isbaali.
34 Biri i Jonatanit: Meribaali. Meribaalit i lindi Mika.
35 Bijtë e Mikës: Fitoni, Meleku, Taraja e Ahazi.
36 Ahazit i lindi Joada. Joadës i lindi Alamati, Azmoti e Zamriu. Kurse Zamriut i lindi Mosai.
37 Mosait i lindi Banaja. Djali i këtij qe Rafaja, prej të cilit lindi Elasa, të cilit i lindi Aseli.
38 Aseli pati gjashtë djem me këta emra: të parëlindurin e tij, Ezrikën, Ismahelin, Sarinë, Azarinë, Obdinë dhe Hananin. Të gjithë këta janë bijtë e Aselit.
39 Bijtë e Esekut, vëllait të tij: Ulami, i parëlinduri, Jehusi, i dyti, dhe Elifaleti, i treti.
40 Ulami pati djem shumë trima të fortë për luftë dhe qitës të zotë për hark e edhe këta patën shumë fëmijë e nipa: njëqind e pesëdhjetë.
Të gjithë këta ishin pasardhës të Beniaminit.