1 Kështu thotë Zoti Hyj: Mjerë profetët e rremë që ndjekin mendjen e vet pa pasur vegime!
4 Porsi dhelprat ndër rrënoja janë bërë profetët e tu, o Izrael!
5 Ju as s’u ngjitët në të çarat e murit as s’e bëtë një pëllëmbë mur në mbrojtje të Izraelit që të mund të qëndroni në luftim në ditën e Zotit.
6 Shohin gjëra të kota dhe parakallëzojnë gënjeshtra e thonë: ‘Thotë Zoti!’, e Zoti as që i ka dërguar! Madje edhe presin që Zoti t’ua përforcojë fjalën!
7 Po a nuk patë vegim të kotë e nuk treguat parashikim të rremë e megjithatë thoni: ‘Thotë Zoti’, ndërsa unë nuk kam folur?”
8 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Pasi keni folur punë të kota e vegimi juaj ka qenë i rremë, prandaj pritmëni se në shpinë më keni, thotë Zoti Hyj.
9 Dora ime do të jetë kundër profetëve që shohin punë të kota e parakallëzojnë rrena: në kuvendin e popullit tim s’do të kenë pjesë, nuk do të shkruhen në librin e popullit të Izraelit as nuk do të hyjnë në tokën e Izraelit; atëherë do ta dini se unë jam Zoti Hyj.
10 Pasi e gënjejnë popullin tim duke thënë: ‘Paqe’, e paqe s’ka; ndërsa ai e ndërtonte murin, këta duan vetëm të lyhet me llaç.
11 Thuaju këtyre që vetëm vënë lugë, se muri do të rrëzohet: do të bjerë shi me rrëshekë; do të lëshoj përmbi të breshër porsi gurë dhe stuhinë e thellimit rrënues!
12 Dhe, ja, muri ra! Vallë a nuk do t’ju thonë: ‘Ku është luga që dhatë?’
13 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Do ta çoj në zemërimin tim një stuhi të tmerrshme, në zemërimin tim një shi vërshues, në hidhërimin tim do ta çoj një breshër si gurë për të shkatërruar gjithçka!
14 Do ta rrënoj murin që e lyet me llaç e do ta bëj rrafsh me tokë, jashtë do t’i dalë themeli e do të shembet! Edhe ju do të sharroni nën të e atëherë do ta dini se unë jam Zoti.
15 Kur ta kem çuar në vend zemërimin tim kundër murit e kundër atyre që i dhanë lugë, atëherë do t’ju them: S’ka më mur, e patën edhe ata që i dhanë lugë!
16 Sharruan profetët e Izraelit që i profetizojnë Jerusalemit e që kanë vegime paqeje kur paqe s’ka ‑ thotë Zoti Hyj.
Kundër profeteshave të rreme
17 E ti, o biri i njeriut, sillu drejt bijave të popullit tënd, që profetizojnë sipas mendjes së vet dhe profetizo kundër tyre 18 e thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj: Të mjerat ato që qepin jetulla për të gjitha nyjat e dorës e punojnë vela për kokë të çdo mase për t’i hedhur shpirtrat në lak! A mendoni t’i zini në lak të gjithë shpirtrat e popullit tim e shpirtrat tuaj t’i ruani në jetë? Ju jeni ato që më dhunuat mua para popullit tim për një grusht elb e për një copë bukë duke vrarë nga ata njerëz që nuk duhej të vdisnin e duke i kursyer ata që nuk duhej të jetonin duke e rrejtur popullin tim që kënaqet duke dëgjuar rrenat tuaja.
20 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë po sulem kundër jetullave tuaja, me të cilat po i kapni njerëzit porsi shpendët! Copë do t’i bëj nga duart tuaja e do t’i çliroj njerëzit që me to i kapët sikur të ishin zogj!
21 Do t’i shqyej velat tuaj e do ta çliroj popullin tim nga duart tuaja dhe më nuk do të jenë pre në duart tuaja: atëherë do ta dini se unë jam Zoti.
22 E për atë që e copëtuan në trishtim zemrën e të drejtit me rrenat tuaja, atë që unë e trishtova e i ripërtëritët në fuqi duart e të patenzonit, me qëllim që të mos kthehet nga udha e vet e keqe e të jetojë,
23 këndej më nuk do të shihni kotësi dhe më s’do të parakallëzoni rrena: unë do ta shpëtoj popullin tim nga dora juaj dhe atëherë do ta dini se unë jam Zoti.