1 Djali i urtë e dëgjon mësimin e t’et,
kurse përqeshësi nuk dëgjon qortimin.
2 Nga frytet e gojës së vet njeriu do të ngihet me të mira,
kurse jeta e të paudhëve ngihet me mujshi.
3 Kush e ruan gojën e vet, ruan jetën e vet,
kurse kush flet pa u matur, birret.
4 Dëshiron, por gjë s’fiton përtaci,
kurse shpirti i punëtorëve do të majet.
5 I drejti e urren fjalën e rreme,
kurse i ligu shpërhap turp e çnderim.
6 Drejtësia e ruan atë që në jetë është i pafajshëm,
kurse mëkatarin e humb ligësia.
7 Ka nga ata që shiten për të pasur e gjë s’kanë
ka nga ata që shiten për skamnorë, e kanë pasuri të madhe.
8 Shpërblimi i jetës së njeriut është kamja e tij,
kurse skamnorit nuk i kërcënohet kush.
9 Drita e të drejtëve ndriçon shkëlqyeshëm,
ndërsa dritëza e të paudhëve do të fiket.
10 Ndër krenarët askurrë nuk ndahen grindjet,
ndërsa ndër të përvuajturit gjendet urtia.
11 Pasuria e fituar shpejt e shpejt mbaron menjëherë,
e shumon ai që e mbledh pak nga pak.
12 Shpresa që pritet tepër gjatë, e ligështon zemrën,
dëshira e plotësuar është pemë e jetës.
13 Kush e përbuz urdhrin, ia bën të zezën vetes,
kush e dron urdhin, do të shpërblehet.
14 Mësimi i të urtit është burim jete
për t’u shmangur nga leqet e vdekjes.
15 Maturia e shquar fiton përkrahje,
kurse udha e të patenzonëve është e ashpër.
16 Çdo njeri i urtë vepron me mençuri,
kurse i pamendi e zbulon marrinë e vet.
17 Lajmëtari i keq bie në fatkeqësi,
kurse lajmëtari besnik sjell shërim.
18 Kush braktis mësimin, gjen varfëri dhe turp,
kurse kush e pranon qortimin, do të fitojë lavdi.
19 Dëshira e plotësuar kënaq shpirtin,
të marrëve u iritet t’i shmangen të keqes.
20 Kush ecën me të urtët, i urtë do të bëhet,
kurse miku i të marrëve i keq do të bëhet.
21 Mëkatarët i përndjek e keqja,
ndërsa të drejtët do të shpërblehen me të mira.
22 I miri lë trashëgimtar bijtë e nipat,
kurse pasuria e mëkatarit ruhet për të drejtin.
23 Shumë ushqim në rrahat e çelur të skamnorit,
por ka edhe nga ata që sharrojnë për shkak të padrejtësisë.
24 Kush e kursen thuprën, e urren djalin,
kurse kush e do, vazhdimisht e qorton.
25 I drejti ha gjersa ngihet,
kurse barku i të këqijve mbetet i uritur.