1 U përgjigj Jobi edhe tha:
2 “Edhe taniankimin e kam të hidhur,
rëndë mbi mua peshon dora e tij.
3 Sikur të dija vetë Atë ta gjeja,
oh të mbërrija deri në fron të tij!
4 Një gjykim para Tij do të hapja,
plot arsye do të ishte goja ime.
5 Do t’i ndjeja arsyet që do të më jepte,
do të kuptoja se çka Ai do të më thoshte.
6 A do të nxehej në rragatje me mua?
Jo! Mjaft do të më dukej të më dëgjonte ankimin!
7 Atëherë do të shihte nje kundërshtar të drejtë,
çështja ime do të dilte ngadhënjyese.
8 Në shkofsha në lindje Ai s’do të më dëftohet,
as në perëndim s’do ta takoja,
9 majtë n’u sjellsha askund s’do ta ndeshja,
nëse marr djathtas, syri s’do të ma shohë.
10 E pra, jetën Ai mua mirë ma njeh,
le të më sprovojë: ar i pastër dal!
11 Këmba ime gjurmëve të tija ecën,
kurrë s’e shmanga në jetë udhën e tij.
12 Pikë për pikë Ligjin ia kam mbajtur,
fjalët e tija në zemër i kam vënë.
13 Çfarë vendos kush e bën të ndërrojë?
Çka synoi Ai gjithmonë e zbatoi.
14 Do të zbatojë ç’ka në mend për mua,
si çdo tjetër që e ka shestuar.
15 Prandaj dridhem para tij,
e mendoj e frika më kap.
16 Hyji zemrën më ka ligështuar,
i Gjithpushtetshmi më ka tmerruar.
17 S’është errësira që më merr jetën,
as terri që f’tyrën më mb’lon.