< Lev 16 Lev 18 >
Lexim prej librit të Levitikut(Lev 17)
17

1 Zoti foli me Moisiun e tha:

2 “Fol me Aronin, me bijtë e tij e me të gjithë bijtë e Izraelit dhe thuaju:

Ja fjala që Zoti urdhëroi:

3 Secili njeri i shtëpisë së Izraelit nëse e pret kaun ose delen ose dhinë në zemërimië ose jashtë zemërimiës,

4 e nuk i bie në hyrje të Tendës së takimit që t’i kushtohet dhuratë Zotit në Banesën e Zotit, do të vlerësohet fajtor i gjakderdhjes: ka derdhur gjakun dhe le të zhduket prej gjirit të popullit të vet.

5 Prandaj, bijtë e Izraelit, në vend që t’i kushtojnë flitë e veta në fushë, le t’i sjellin te Zoti e le t’ia paraqesin priftit te hyrja në Tendën e takimit, e le t’i kushtojnë Zotit si fli pajtimi.

6 Prifti le ta derdhë gjakun mbi lterin e Zotit te hyrja në Tendën e takimit dhe le ta djegë dhjamin në erë të këndshme Zotit.

7 Kështu, pra, të mos u kushtojnë më assesi flitë e veta djajve, me të cilët bëjnë lavirësi, le të jetë ky ligj i pandryshueshëm për ta dhe për breznitë e tyre të ardhshme”.

8 E atyre thuaju:

“Ai izraelit ose edhe ai i ardhur që banon ndër ju, i cili të kushtojë fli shkrumbimi ose çdo fli,

9 dhe nuk e sjell theroren te hyrja e Tendës së takimit me qëllim që t’i kushtohet Zotit: le të zhduket prej popullit të vet.

10 Po edhe cilido njeri i shtëpisë së Izraelit ose prej të ardhurve që banojnë ndër ta që do të guxojë të hajë gjakun, unë do të kthehem kundër njeriut të tillë e do ta humbas prej popullit të tij.

11 Sepse jeta e gjallesës është në gjak. Kjo është arsyeja që unë jua kam dhënë ta vëni mbi lter për të shpërblyer jetën tuaj; gjaku shpërblen, sepse është jetë.

12 Prandaj, edhe u kam thënë izraelitëve: askush prej jush as prej të huajve, që jetojnë ndër ju, të mos e hajë gjakun.

13 Në qoftë se një njeri, pjesëtar i bijve të Izraelit ose prej atyre të huajve që banojnë ndër ju, nëse zë në gjueti ndonjë kafshë të egër ose ndonjë shpend, që guxohet të merren për ushqim, le t’ia derdhë gjakun e tij e le ta mbulojë me dhe.

14 Sepse jeta e çdo gjallese, gjaku i saj është, prandaj edhe u thashë bijve të Izraelit: mos e hani gjakun e asnjë qenie të gjallë, sepse jeta e çdo gjallese është gjaku i saj. Kushdo që ta hajë, duhet të mbarojë.

15 Njeriu që do ta hajë mishin e bagëtisë së ngordhur natyrisht ose të copëtuar nga egërsira, qoftë ai vendas ose i ardhur ndër ju, le t’i lajë petkat e veta dhe vetë le të lahet me ujë le të jetë i papastër deri në mbrëmje. Atëherë do të bëhet i pastër.

16 Por, nëse nuk i lan petkat e veta e nuk lahet vetë me ujë, le ta mbartë peshën e paudhësisë së vet”.



Fjala e Zotit