< Nr 30 Nr 32 >
Lexim prej librit të Numrave(Nr 31)
31

1 “Po edhe e para ditë e muajit të shtatë le të jetë për ju ditë tubimi e shenjtë. Atë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë! Kijeni ditë Brohoritjeje me trumbetë!

2 Për fli në erë të këndshme kushtoni Zotit flinë e shkrumbimit: një mëzat, një dash dhe qengja vjetakë të patëmetë shtatë.

3 Si kusht i tyre endës të ngjeshur me vaj tri të dhjeta të efit për mëzat, dy të dhjetat për dash,

4 një të dhjetë të efit për çdo qengj, që janë shtatë,

5 dhe një cjap si fli për mëkat, që flijohet për të kryer mbi ju ritin e zgjidhjes.

6 Kjo bëhet përveç flisë së shkrumbimit të hënës së re dhe të kushteve të duhura për të dhe përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e të kushteve e të njomjeve të rëndomta, në erë të këndshme Zotit, fli e djegur në zjarr në nder të Zotit”.

7 “Po edhe të dhjetën ditë të këtij muaji të shtatë le të jetë për ju ditë tubimi e shenjtë. Atë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë.

8 Kushtoni fli shkrumbimi në erë të këndshme Zotit: një mëzat, një dash dhe qengja vjetakë të patëmetë shtatë,

9 me flijim të duhur për ta të endës të ngjeshur me vaj: tri të dhjeta të efit për mëzat, dy të dhjeta për dash

10 një të dhjetë për çdo qengj, që të gjithë së bashku janë shtatë.

11 Kushtoni edhe cjapin e flisë për mëkat dhe përmbi këto duhet kushtuar flia e shpërblimit për ditën e Pajtimit të madh dhe flia e përhershme e shkrumbimit me kushtimet e njomjet që u përkasin”.

12 “Të pesëmbëdhjetën ditë të të shtatit muaj le të jetë ditë tubimi e shenjtë. Këtë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë, por festojeni si të kremte në nder të Zotit për shtatë ditë.

13 Kushtoni fli shkrumbimi në erë të këndshme Zotit: mëzetër trembëdhjetë, desh dy dhe katërmbëdhjetë qengja vjetakë të patëmetë.

14 Si kusht për to endës të ngjeshur me vaj: tri të dhjetat e efit për çdo mëzat, e mëzetër janë të gjithë së bashku trembëdhjetë, dhe dy të dhjetat e efit për një dash, d. m. th. për dy desh,

15 dhe nga një të dhjetë për çdo qengj, e qengja së bashku janë gjithsej katërmbëdhjetë.

16 Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor dhe me njomjen e saj.

17 Ditën e dytë kushtoni mëzetër dymbëdhjetë, desh dy e qengja vjetakë të patëmetë katërmbëdhjetë,

18 me kushtet bimore dhe me njomjet e duhura për mëzetër, desh e qengja sipas numrit e ritit të duhur.

19 Kushtoni edhe cjapin e flisë për mëkat përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtet bimore dhe me njomjet e tyre.

20 Të tretën ditë kushtoni njëmbëdhjetë mëzetër, dy desh e qengja vjetakë e të pa të metë katërmbëdhjetë,

21 me kushtet bimore e me njomjet e duhura për secilin për mëzetër, për desh e qengja sipas numrit e ritit të duhur.

22 Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e me njomjen e duhur.

23 Të katërtën ditë kushtoni dhjetë mëzetër, dy desh e qengja vjetakë të patëmetë katërmbëdhjetë,

24 me kushtin bimor e me njomjen e duhur për secilin mëzat, dash e qengj sipas numrit dhe ritit të duhur.

25 Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e njomjen e duhur.

26 Të pestën ditë kushtoni mëzetër nëntë, desh dy e qengja vjetakë të pa të metë katërmbëdhjetë,

27 me kushtin bimor e njomjen e duhur për secilin: mëzetër, desh e qengja sipas numrit të tyre dhe ritit të duhur.

28 Kushtoni edhe cjapin për mëkat, përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e njomjen e duhur.

29 Të gjashtën ditë kushtoni mëzetër tetë, desh dy e qengja katërmbëdhjetë të pa të metë e vjetakë,

30 me kushtin bimor e njomjen e duhur për secilin mëzat, dash e qengj sipas numrit të tyre dhe ritit të duhur.

31 Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat përveç flisë së përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e me njomjen e duhur.

32 Të shtatën ditë kushtoni shtatë mëzetër, dy desh e qengja vjetakë e të pa të metë katërmbëdhjetë

33 me kushtin bimor e njomjen për secilin mëzat, dash e qengj sipas numrit të tyre e ritit të duhur.

34 Kushtoni edhe cjapin për flinë e mëkatit pa marrë parasysh flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e njomjen e duhur.

35 Të tetën ditë le të mbahet tubimi kremtor. Mos bëni asnjë punë të rëndë

36 dhe kushtoni si fli shkrumbimi në erë të këndshme Zotit: një mëzat, një dash dhe qengja vjetakë të pa të metë shtatë

37 me kushtin bimor e njomjen për secilin mëzat, dash e qengj sipas numrit të tyre e sipas ritit të duhur.

38 Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat, pa marrë parasysh flinë e përhershme të shkrumbimit, kushtin bimor të saj dhe njomjen.

39 Ja, pra, sa u duhet t’i kushtoni Zotit në ditë të kremteve tuaja, përveç kushteve e flive vullnetare, flive të shkrumbimit, flive bimore, njomjeve e flive për pajtim”.



Fjala e Zotit