1 Ditën kur Moisiu i dha fund së ndërtuari Tendës dhe e ngrehi atë e leu dhe e shuguroi me të gjitha orenditë e saja, po ashtu edhe lterin dhe të gjitha veglat përkatëse të tija,
2 prijësit e Izraelit, krerët e barqeve që ishin paranikët e secilit fis të cilët kryen regjistrimin, sollën
3 si dhuratë para Zotit gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe. Dy prijës sollën një qerre e secili nga një ka. I sollën para Banesës.
4 Zoti i tha Moisiut:
5 “Merri prej tyre që të jenë në shërbim të Tendës së takimit dhe jepjau levitëve secilit sipas arsyes së detyrës së tij.
6 Kështu, pra, si i mori Moisiu qerret dhe qetë, ua dha levitëve.
7 Dy qerre dhe katër qe ua dha Gersonajve, sipas nevojës së detyrës së tyre.
8 Katër qerret e tjera dhe tetë qetë ua dha bijve të Merariut sipas detyrës së tyre nën drejtimin e Itamarit, të birit të Aronit prift.
9 Kurse Kaatajve nuk u dha as qerre as qe, sepse shërbejnë në Shenjtërore dhe barrët i mbartin në krah.
10 Atëherë krerët, ditën kur u lye lteri, sollën dhuratat e veta para lterit.
11 Zoti i tha Moisiut: “Çdo ditë nga një prijës le t’i sjellë dhuratat e veta për shugurimin e lterit”.
12 Ditën e parë e solli dhuratën e vet Nahasoni, biri i Aminadabit, prej fisit të Judës.
13 Dhurata e tij ishte: një pjatë e argjendtë e rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë e argjendtë e rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ sipas peshës së Shenjtërores, të dyja plot me endës të ngjeshur në vaj për fli,
14 një tas i artë dhjetë siklash plot me kem,
15 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për fli shkrumbimi,
16 dhe një cjap për fli për mëkat.
17 Si fli pajtimi dy qe, pesë desh, pesë cjep, pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Nahasonit, birit të Aminadabit.
18 Ditën e dytë solli Natanaeli, biri i Suarit, prijësi i fisit të Isaharit,
19 një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ sipas peshës së Shenjtërores, të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për fli,
20 një tas të artë dhjetë siklash plotë me kem,
21 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për fli shkrumbimi
22 dhe një cjap për fli për mëkat.
23 Si fli pajtimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Natanaelit, birit të Suarit.
24 Të tretën ditë prijësi i bijve të Zabulonit, Eliabi, biri i Helonit,
25 dhuroi një pjatë të argjendtë që peshonte njëqind e tridhjetë sikla, një kupë argjendi të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e Shenjtërores ‑ të dyja plot me më të mirin miell,
26 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem,
27 një mëzat, një dash dhe një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit
28 dhe cjapin për flinë për mëkat.
29 Kurse si fli pajtimi solli dy qe, pesë desh, pesë cjep, dhe qengja vjetakë pesë: kjo ishte ndihmesa e Eliabit, të birit të Helonit.
30 Të katërtën ditë prijësi i bijve të Rubenit, Elisuri, biri i Sedeurit,
31 solli një pjatë të argjendtë që peshonte njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e siklit të Shenjtërores ‑ të dyja plot me endës të ngjeshur me vaj si fli bimore,
32 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem,
33 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit,
34 një cjap për flinë për mëkat.
35 Kurse si fli pajtimi solli dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Elisurit, birit të Sedeurit.
36 Të pestën ditë prijësi i bijve të Simonit, Salamieli, biri i Surisadait,
37 solli një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e siklit të Shenjtërores ‑ të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për flinë kushtimore bimore,
38 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem,
39 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit,
40 dhe cjapin për flinë për mëkat.
41 Kurse për flinë e pajtimit dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Salamielit, birit të Surisadait.
42 Të gjashtën ditë prijësi i bijve të Gadit, Eliasafi, biri i Deuelit,
43 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla, sipas peshës së Shenjtërores ‑ të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për flinë bimore,
44 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem,
45 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit,
46 cjapin për flinë për mëkat.
47 Kurse për flinë e pajtimit dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte dhurata e Eliasafit, birit të Euelit.
48 Të shtatën ditë prijësi i bijve të Efraimit, Elisamai, biri i Amiudit,
49 solli një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshë të siklit të Shenjtërores ‑ të dyja plot me majë mielli të ngjeshur në vaj për flinë bimore,
50 një tas të artë dhjetë siklash plot me kem,
51 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit,
52 cjapin për flinë për mëkat.
53 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Elisamait, birit të Amiudit.
54 Të tetën ditë prijësi i bijve të Manaseut, Gamalieli, biri i Fadasurit,
55 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë argjendi të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e siklit të Shenjtërores ‑ të dyja plot me më të mirin miell për flinë bimore të ngjeshur me vaj,
56 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem,
57 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit
58 dhe cjapin për flinë për mëkat.
59 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Gamalielit, birit të Fadasurit.
60 Të nëntën ditë prijësi i bijve të Beniaminit, Abidani, biri i Gjedeonit,
61 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ të peshës së Shenjtërores ‑ dhe të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për flinë bimore,
62 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem,
63 një mëzat, një dash dhe një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit
64 e cjapin për flinë për mëkat.
65 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Abidanit, birit të Gjedeonit.
66 Të dhjetën ditë prijësi i bijve të Danit, Ahiezeri, biri i Amisadait,
67 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e Shenjtërores ‑ të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për flinë bimore,
68 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem,
69 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit,
70 cjapin për flinë për mëkat.
71 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte dhurata e Ahiezerit, birit të Amisadait.
72 Të njëmbëdhjetën ditë prijësi i bijve të Aserit, Fegieli, biri i Okranit,
73 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e Shenjtërores ‑ të dyja plot me endës të ngjeshur me vaj për flinë bimore,
74 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem,
75 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit
76 dhe cjapin për flinë për mëkat.
77 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Fegielit, birit të Okranit.
78 Të dymbëdhjetën ditë prijësi i bijve të Neftaliut, Ahirai, biri i Enanit,
79 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ sipas peshës së Shenjtëtores ‑ të dyja të mbushura me endës të ngjeshur me vaj për flinë bimore,
80 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem,
81 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për fline e shkrumbimit
82 dhe cjapin për flinë për mëkat.
83 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte dhurata e Ahirait, birit të Enanit.
84 Këto u dhanë si ndihmesë prej prijësve të Izraelit për shugurimin e lterit atë ditë kur u shugurua: pjata të argjendtë dymbëdhjetë, kupa të argjendta dymbëdhjetë, tasa të artë dymbëdhjetë.
85 Secila pjatë e argjendtë peshonte njëqind e tridhjetë sikla, secila kupë e argjendtë peshonte shtatëdhjetë sikla, d. m. th. se të gjitha enët e argjendta së bashku peshonin dy mijë e katërqind sikla me peshën e Shenjtërores.
86 Dymbëdhjetë tasat e artë plot me kem të rëndë secili nga dhjetë sikla të peshës së Shenjtërores, d. m. th. gjithsej njëqind e njëzet sikla ari të peshës së Shenjtërores.
87 Gjithsej mëzetër për flinë e shkrumbimit dymbëdhjetë, desh dymbëdhjetë, qengja vjetakë dymbëdhjetë me njomjet e tyre; për flinë për mëkat dymbëdhjet cjep.
88 Për flitë e pajtimit të gjithë qetë së bashku njëzet e katër, desh gjashtëdhjetë, cjep gjashtëdhjetë, qengja vjetakë gjashtëdhjetë: këto u kushtuan në shugurimin e lterit, kur qe shuguruar.