1
Përse, o Zot, qëndron larg,
përse fshihesh në ditë të vështirë?
2 Me madhështi i patenzoni po e përndjek skamnorin:
le të zihet krenari në dhelpërinë që sheston!
3 I pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të vet,
lakmuesi shan Hyjin me përbuzje.
4 Me krenarinë e vet mëkatari e përbuz Zotin:
“S’kërkon përgjegjësi! Perëndi nuk ka”!
5 Ja, gjithçka ai mendon!
Dhe prapë, udhët e tija janë plot suksese,
gjyqet e tua janë tepër lart për të,
të gjithë kundërshtarët e vet i bën asgjë.
6 Në mendjen e vet thotë: “Nuk do të bie poshtë,
brez pas brezi e keqe s’do të më gjejë”!
7 Goja e tij është plot shpifje, dredhi e gënjeshtra,
nën gjuhën e tij vuajtje e poshtërsi!
8 Rri në pritë ndër fshatra,
në fshehtësi e vret të pafajshmin.
9 Me sy e vrojton të vobektin,
në pritë porsi luani, i fshehur mirë në strofull,
përgjon për ta rrëmbyer të varfrin:
e rrëmben të varfrin duke e qitur në lak.
10 Sulet, struket në pritë
e dhunës së tij të mjerët i bëhen pre.
11 Tha në zemër të vet: “Hyji harron,
ai nuk shikon, askënd nuk sheh”!
12 Ngrihu, o Zot, lartësoje dorën tënde, o Hyj,
mos i qit në harresë të mjerët!
13 Përse i patenzoni ta përbuzë Hyjin?
Sepse ai tha në zemrën e vet: “Nuk do të ndëshkosh”.
14 E pra, ti sheh, ti shikon mjerimin e vështirësinë,
me dorën tënde i peshon:
në ty mbështetet i mjeri,
ti ia jep bonjakut sigurinë.
15 Copëtoje krahun e dhunuesit e të keqbërësit:
kërkoje fajin e tij derisa ta zhdukësh prej faqes së dheut.
16 Zoti është mbret në shekuj të shekujve:
do të zhduken paganët prej dheut të tij.
17 Vështroji, o Zot, dëshirat e të mjerit,
forcoja zemrën, ti prirja veshin,
18 për t’i dhënë të drejtën bonjakut e të salvuarit,
që njeriu – pluhur e dhe – tmerr kujt më të mos i shtjerë!