1
Mjeshtrit të korit. Në oktavë. Psalm. I Davidit.
2 Më shpëto, o Zot, se e pati shenjti,
sepse ndër bijtë e njerëzve u pakësuan bësnikët!
3 Të gjithë po e gënjejnë të afërmin e vet:
flasin me buzë shtiracake, me zemër të paçiltër.
4 Thaji o Zot, të gjitha buzët shtiracake,
edhe gjuhën që flet fjalë të mëdha!
5 Ata thonë: “Fuqia jonë është gjuha,
buzët tona janë tonat!
Kush është zotëria ynë”?
6 “Për shkak të mjerimit të të varfërve,
për shkak të klithmës së të ndrydhurve
tani do të ngrihem – thotë Zoti –
e do ta shpëtoj atë që e përbuzin”.
7 Fjalët e Zotit janë të pastra:
argjend i pastruar në zjarr, i ndarë nga balta,
i pastruar shtatë herë!
8 Por ti, o Zot na ruaj,
na mbro përherë prej kësaj breznie të mbrapshtë
9 e atëherë le të sillen rreth nesh keqbërësit,
le të rritet, në dashtë, fundërria e njerëzve!