1
Këngë shtegtimi.
Kush shpreson në Zotin është si mali Sion:
s’ka gjë që e tund, mbetet për amshim!
2 Malet e rrethojnë Jerusalemin:
edhe Zoti rreth e rreth i rri popullit të vet
që tani e për amshim.
3 Askurrë s’do të sundojë skeptri i të pafeve
mbi trashëgimin e të drejtëve
që të drejtët të mos i shtrijnë duart në paudhësi.
4 Bëju mirë, o Zot, njerëzve të mirë
edhe atyre që e kanë zemrën të drejtë.
5 Kurse ata që shkojnë udhëve të ligësisë
le t’i zhdukë Zoti bashkë me keqbërësit.
Paqja qoftë mbi Izraelin!