1
Këngë shtegtimi. E Salomonit.
Nëse Zoti nuk e ndërton shtëpinë,
kot mundohen ata që e ndërtojnë.
Nëse Zoti nuk e ruan qytetin,
kot rri zgjuar ai që e ruan.
2 Kot e keni të çoheni para drite
dhe vonë të shkoni në pushim,
ju që e hani bukën e mundit:
të dashurve të vet u jep edhe në gjumë.
3 Ja: bijtë janë dhuratë e Zotit,
fryti i barkut është shpërblimi i tij.
4 Porsi shigjetat në dorën e trimit
të tillë janë djemtë e rinisë.
5 Lum ai burrë që e mbushi kukurrën me të tillë:
s’do të turpërohet kur të fjaloset me armiq në log.