1
Këngë shtegtimi.
Shpeshherë më luftuan që prej rinisë sime
le të thotë tashti Izraeli –
2 shpeshherë më luftuan që prej rinisë sime,
por s’ia dolën dot kundër meje!
3 Mbi shpinën time lëvruan lavërtarët,
bënë hulli të gjata!
4 Por Zoti i drejtë
i këputi leqet e mëkatarëve.
5 U turpërofshin dhe u zmbrapsshin
të gjithë ata që e urrejnë Sionin.
6 Bar pullazesh u bëfshin
që thahet para se të nxirret,
7 me të cilin s’e mbush dorën ai që korr,
as sqetullën ai që mbledh duajt,
8 e ata që kalojnë përbri nuk thonë:
“Bekimi i Zotit qoftë mbi ju!
Ju bekojmë në Emër të Zotit”!