< Ps 12 Ps 14 >
Psalmet(Ps 13)
13

1

Për mjeshtrin e korit. Psalm. I Davidit.

2 E deri kur, o Zot, do të më harrosh krejtësisht?
Deri kur do ta fshehësh fytyrën tënde prej meje?

3 Deri kur do të shqetësohem në shpirt,
në zemrën time do të kem trishtim për çdo ditë?
Deri kur armiku do të më rrijë shqipe mbi kokë?

4 Shih e më ndihmo, o Zot, Hyji im!
Ndriti sytë e mi që të mos më kapë gjumi i vdekjes,

5 të mos thotë armiku: “Ngadhënjeva mbi të!”,
që të mos gëzohen salvuesit nëse rrëzohem ndonjëherë.

6 Por unë jam i sigurt në dashurinë tënde,
le të galdojë shpirti im në shpëtimin tënd!
Do t’i këndoj Zotit, Bamirësit tim!



Fjala e Zotit