1
Këngë shtegtimi. E Davidit.
O Zot, nuk krenohet zemra ime
as s’madhështohen sytë e mi,
as nuk jepem pas punëve të mëdha,
as pas gjërave që janë mbi fuqi të mia.
2 Vërtet shpirtin e kam të qetë e të kthjellët,
si foshnja e mëkuar në parzmën e nënës,
si kërthi është shpirti im në mua.
3 Le të shpresojë Izraeli në Zotin
tani e për gjithmonë e jetës.