1
Këngë shtegtimi. E Davidit.
Oh, sa punë e mirë e gjë e bukur është
kur vëllezërit jetojnë së bashku:
2 si vaji ai më i miri në kokë,
që zbret në mjekër, në mjekrën e Aronit,
që zbret kindeve të petkave të tija,
3 porsi vesa në Hermon, që bie në malet e Sionit.
Sepse atje Zoti e jep bekimin,
jetën e amshueshme.