< Ps 136 Ps 138 >
Psalmet(Ps 137)
137

1

Mbi lumenj të Babilonit,
atje rrinim e lotonim
e nëpër mend shkonim Sionin.

2 Në shelgje, në mes të tij,
qestet tona në degë i varëm.

3 Shih atje shpërngulësit tanë
t’u këndojmë prej nesh kërkuan,
të gëzohemi shtypësit urdhëronin:
“Na i këndoni këngët e Sionit!”

4 Po si mundim t’i këndojmë
këngët e Zotit në dhe të huaj?

5 Oh, m’u thaftë-o krahu mua,
Jerusalem për në të harrofsha,

6 për qellzë gjuha m’u kaptë mua,
të të kujtoj ty nëse unë pushofsha,
në mos e vënça Jerusalemin
mbi të gjitha gëzimet e mia!

7 Mbajua mend, Zot, edomitëve
që në ditë të zezë të Jerusalemit:
“Rrënojeni – të pashpirtët thoshin –
rrënojeni gjer në themele!”

8 Bijë shkatërruese e Babilonit,
i lumi ai që ty të hakmerret
për të këqijat që na i bëre;
i lumi ai që foshnjat tua



Fjala e Zotit