1
I Davidit.
Me gjithë shpirt të falënderoj, o Zot,
sepse i dëgjove fjalët e gojës sime.
Të këndoj në praninë e engjëjve,
2 adhuroj në drejtim të Tempullit tënd të shenjtë.
E lavdëroj Emrin tënd
për dashurinë e besnikërinë tënde,
sepse e madhërove tesve premtimin tënd.
3 Sa herë të thirra në ndihmë, ti më vështrove,
shpirtit tim ia kërthndeze fuqitë.
4 Do të të lavdërojnë, o Zot, të gjithë mbretërit e tokës
sepse i dëgjuan premtimet e gojës sate.
5 Do t’i këndojnë udhët e Zotit,
sepse e madhe është lavdia e Zotit;
6 sepse i Lartë është Zoti e i shikon të përvuajturit
e prej së largu i dallon krenarët.
7 Kur të më duhet të eci në mes të vështirësive,
ti ma ruaj jetën,
shtrije dorën kundër zemërimit të armiqve të mi
e më shpëto me të djathtën tënde.
8 Çka kam filluar, Zoti do ta kryejë për mua.
E amshueshme është, o Zot, mirësia jote:
mos e përbuz veprën e duarve të tua!