< Ps 141 Ps 143 >
Psalmet(Ps 142)
142

1

Poemë. E Davidit, kur ishte në shpellë. Lutje.

2 Me gjithë zë e thërras Zotin në kushtrim,
me sa zë kam Zotin e përbej,

3 para tij zhgrehem në vajtimin tim,
para tij e qes shtrëngimin tim.

4 Megjithëse shpirti im po meket në mua,
ti e njeh udhën time.
Udhës nga më duhej të kaloja
ma ngrehën grackën.

5 Shikoja djathtas e shihja:
s’ ishte askush që të më njohë!
Askund shteg shpëtimi
dhe s’është askush që të kujdeset për jetën time!

6 Atëherë të thirra në ndihmë, o Zot,
e thashë: “Ti je strehimi im,
ti je pjesa ime në tokën e të gjallëve.

7 Vështroji britmat e mia,
sepse jam përvujtëruar për së tepërmi.
Më liro prej salvuesve të mi,
sepse janë më të fortë se unë.

8 Nxirre shpirtin tim prej rrethimit
që ta lavdëroj Emrin tënd.
Rreth meje do të bashkohen të drejtët
nëse mirësisht do të kujdesesh për mua”.



Fjala e Zotit