< Ps 14 Ps 16 >
Psalmet(Ps 15)
15

1

Psalm. I Davidit.
O Zot, e kush do të guxojë të hyjë në tendën tënde?
Kush do të guxojë të banojë në malin tënd të shenjtë?

2 Vetëm ai që jeton me nder,
që vepron me drejtësi
e prej zemrës flet të vërtetën,

3 që s’i shpifet kujt me fjalë,
që të afërmin s’e dëmton,
që shokun nuk e çnderon:

4 ai që keqbërësin e mban për asgjë
e i çmon ata që e druajnë Zotin,
ai që i përbehet dashamirit të vet
dhe ia mban fjalën,

5 nuk jep të holla me kamatë
e nuk merr ryshfet kundër të pafajshmit.
Kush vepron kështu
kurrë e për këtë jetë nuk do të luhatet.



Fjala e Zotit