1
Lutja. E Davidit
Dëgjoje, o Zot, çështjen time të drejtë,
vështroje lutjen time,
Vëri vesh lutjes sime
që del nga buzët joshtiracake.
2 Prej teje le të më vijë vendimi gjykues,
sepse vetëm sytë e tu shikojnë të drejtën.
3 Sprovoje zemrën time, vëreje atë natën,
më sprovo me zjarr: në mua nuk do të gjesh padrejtësi.
4 Goja ime s’gabon siç veprojnë njerëzit,
në saje të fjalëve të buzëve të tua iu shmanga udhës së të dhunshmit.
5 Mbaj hapat e mi brenda shtigjeve të tua,
që këmbët të mos më marrakoten.
6 Në ndihmë të thërras ty, o Hyj, e më vështro,
ma prir veshin tënd e dëgjo fjalët e mia,
7 madhëroje mbi mua dashurinë tënde,
ti që i shpëton nga armiku
ata që shpresojnë në të djathtën tënde.
8 Më ruaj porsi beben e syrit,
më fsheh nën hijen e krahëve të tu,
9 prej syve të të pabesëve që po më përndjekin.
Armiqtë e mi të tërbuar po më rrethojnë gjithkah,
10 nga zemra e padhimbshme
goja u flet krenari.
11 Ja, po më afrohen tani po më rrethojnë
m’i ngulën sytë për të më përplasur për tokë.
12 Të ngjashëm me luanin të gatshëm për pre,
me zogun e luanit që rri gati në pritë.
13 Ngrihu, o Zot, dili para, përplase përdhe,
me shpatën tënde ma shpëto jetën prej të paudhit!
14 Prej vdekatarëve nga dora jote, o Zot,
prej vdekatarëve që s’kanë pjesë në jëtë.
Mbushjua, ani, me të mirat e tua barkun,
le të ngopen edhe fëmijët e tyre
e le të teprojë edhe për foshnjat e tyre!
15 E unë në pafajësi do ta shikoj fytyrën tënde,
e një ditë, kur të zgjohem, do të kënaqem me praninë tënde.