< Ps 24 Ps 26 >
Psalmet(Ps 25)
25

1

Davidit.
Te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim!

2 Hyji im, në ty shpresoj: mos lejo të turpërohem!
Të mos ngihen në mua armiqtë e mi,

3 dhe askush që shpreson në ty mos u turpëroftë!
Turpi i mbuloftë ata që për asgjë tradhtojnë.

4 Bëj t’i njoh, o Zot, udhët e tua
e m’i mëso shtigjet e tua.
He

5 Më drejto me të vërtetën tënde dhe më mëso,
sepse ti je Hyji im, Shëlbuesi im,
@@@
në ty shpresoj gjithmonë.

6 Të të bien në mend mëshirat e tua, o Zot,
dhe dashuria jote që është e amshueshme.

7 Mos i kujto fajet e rinisë sime e paudhësitë:

të të bie në mend për mua sipas dashurisë sate
për hir të mirësisë sate, o Zot.

8 I ëmbël e i drejtë është Zoti,
mëkatarët i kthen në udhë të drejtë,

9 të përvuajtëve u prin në drejtësi,
të butëve ua mëson udhën e vet.

10 Të gjitha udhët e Zotit janë mëshirë dhe e vërtetë
për ata që mbajnë Besëlidhjen e tij e urdhërimet.

11 Pashë Emrin tënd, o Zot,
ma fal mëkatin: njëmend është i madh.

12 A ka njeri që e druan Zotin?
Vetë Zoti ia mëson udhën që duhet të marrë.

13 Ai do ta kalojë jetën në mirëqenie,
pasardhësit e tij do ta trashëgojnë dheun.

14 Miqësisht sillet Zoti me ata që e druajnë,
për t’ua njoftuar Besëlidhjen e vet.

15 Sytë e mi përherë i drejtoj te Hyji,
sepse ai i nxjerr këmbët e mia prej lakut.

16 Më shiko, o Zot, e ki dhembje për mua,
sepse jam i vetmuar e i mjerë.

17 Lehtësoji dhembjet e zemrës sime
e më nxirr nga vështirësitë e mia.

18 Shihe përvujtërimin tim dhe mundimin
dhe m’i fal të gjitha fajet e mia.

19 Shikoji armiqtë e mi: se ç’u shumuan
dhe më urrejnë me urrejtje të tërbuar!

20 Ruaje shpirtin tim dhe më shpëto;
mos lejo të turpërohem pasi jam në ndoren tënde.

21 Le të më mbrojë pafajësia dhe drejtësia,
sepse në ty e kam vënë shpresën.

22 Shpëtoje, o Hyj, Izraelin
prej të gjitha vështirësive të tija.



Fjala e Zotit