< Sir 8 Sir 10 >
Lexim prej librit të Siracidit(Sir 9)
9

1 Mos ji mendezi për gruan tënde të dashur
që të mos ia mësosh të keqen kundër vetvetes.

2 Mos i jep pushtet gruas mbi vetvete
që të mos mbizotërojë e të turpërohesh.

3 Mos iu afro gruas tekanjoze
që rastësisht të mos biesh në leqet e saja.

4 Me këngëtare mos rri as mos e dëgjo
që rastësisht të mos birresh nga joshjet e saja.

5 Mos e ngul shikimin mbi ndonjë virgjër
që të mos rrezohesh për shkak të stolisë së saj.

6 Mos u jep pas lavireve
që të mos sharrosh vet dhe pasuria jote.

7 Mos shiko rreth e rreth udhëve të qytetit
as mos u end rrugicave të fshehta të tija.

8 Largoji sytë nga gruaja e pashme
dhe mos e vështro bukurinë e huaj.

9 Për shkak të bukurisë së gruas shumë sharruan
dhe prej kësaj ndizet pothuajse si zjarri dëshirimi.

10

11

12 Me gruan e martuar kurrsesi mos rri,
dhe bashkë me të mos u ul të pish verë,

13 që zemra jote të mos joshet nga ajo
e, për shkak të epshit tënd, të mos rrëshqitësh në humbje

14 Mos e lësho mikun e vjetër:
sepse i riu nuk do të jetë i barabartë me të.

15 Verë e re miku i ri:
kur të plaket do ta pish me kënaqësi.

16 Mos i lakmo lavdit as pasurisë së mëkatarit:
sepse nuk e di se si do ta ketë mbarimin.

17 Të mos pëlqejë mirëqenia e të padrejtëve
e di se s’do të mbërrijnë në Dhe të Zi të pandëshkuar.

18 Rri larg njeriut që ka pushtet të vrasë
e s’do ta sprovosh frikën e vdekjes.

19 Po, nëse i afrohesh, kujdes se gabon,
që rastësisht të mos ta marrë jetën.

20 Dije se i bashkohej vdekjes,
sepse ecën nëpër leqe e përmbi rrjetë.

21 Sipas mundësisë sate sillu me të afërmin tënd,
këshillohu me të urtë e me të matur.

22 Për bisedime kërko njerëz të arsyeshëm
dhe çdo bisedë e jotja të jetë mbi urdhërimet e të Tejetlartit.

23 Ha e pi me njerëz të drejtë
dhe mburrja jote le të jetë në frikën e Zotit.

24 Veprat e dorës së mjeshtrit do të lavdërohen,
prijësi i popullit në urtinë e fjalës së vet
e fjala e pleqve ka kuptimin e vërtetë.

25 Njeriu fjalëkeq është tmerri i qytetit,
e ai që s’i hyn gjuha në gojë, bëhet i iritshëm



Fjala e Zotit