1 Vërtet të pakuptim prej natyre ishin
të gjithë ata njerëz që nuk e njohën Hyjin,
ata që prej të mirave që shihen
nuk ia dolën ta kuptojnë Atë që është,
që, duke i parë veprat, nuk e njohën mjeshtrin.
2 Por, o zjarrin, o erën, o ajrin e hollë,
o kupën qiellore ose ujin e rrëmbyeshëm,
ose dritëdhënësit e qiellit
i mbajtën për zotë, zotërues të botës.
3 Nëse, të mahnitur nga bukuria e tyre,
i kanë mbajtur për hyjni,
duhet ta dinë se sa më i mirë nga ato
është Zotëruesi i tyre:
sepse, i krijoi Ai që është,
zanafilla dhe Autori i vetë bukurisë.
4 Nëse i ka habitur fuqia dhe veprimtaria e tyre,
duhet ta kuptojnë se sa më i fortë se ato
është Ai që i krijoi ato:
5 sepse prej madhërisë dhe bukurisë së krijesave
mund të njihet me krahasim Krijuesi i tyre.
6 Por të tillët s’meritojnë vetëm një qortim të lehtë,
sepse këta ndoshta gabojnë në mënyrë
duke kërkuar Hyjin se dëshirojnë ta gjejnë:
7 duke jetuar në mes të veprave të tija
mundohen t’i depërtojnë,
i besojnë pamjes së jashtme
pasi gjërat që shohin janë të bukura.
8 Porse mjerisht as këta s’mund të arsyetohen:
9 nëse qenë të aftë të kenë aq dijeni
sa që të shqyrtojnë gjithësinë,
si vallë s’e patën më lehtë
ta zbulojnë Krijuesin e të gjithave?
10
11 Ose, një zdrukthëtar e pret në pyll
një dru të përshtatshëm,
me kujdes ia heq gjithë lëkurën,
me mjeshtrinë e vet që ka,
e punon një enë për përdorim të përditshëm.
12 Pastaj, ashklat që i teprojnë
i përdor për të bërë gati ushqimin,
me të cilin ushqehet.
13 Nëse i tepron ndonjë copë që s’vlen për ta përdorur,
një dru i shtrembër dhe me nyje:
14 ose të ndonjë kafshe të pavlerë,
e lyen me deltinë, ia ngjyros kuq sipërfaqen,
ia mbulon çdo njollë,
15 ia punon një banesë të denjë,
e vë në mur duke e varur në gozhdë.
16 Kujdeset kështu për të që të mos bjerë,
meqenëse e di se s’është në gjendje t’i ndihmojë vetvetes,
është vetëm figurë e ka nevojë t’i ndihmohet.
17 Megjithëkëtë, kur lutet për pasuri, martesë e fëmijë
nuk skuqet të bisedojë me të, që është e pajetë,
i lutet të sëmurit për shëndet,
18 për jetë i lutet të vdekurit,
për ndihmë e thërret vetë pamundësinë
e për udhë të mbarë atë që as të ecë s’mundet,
19 dhe, për të fituar e për të vepruar
e për t’i shkuar mbarë puna e duarve të veta,
kërkon shkathtësi prej atij
që është krejtësisht i ngathët!