1 Këta janë pasardhësit e bijve të Noehit: Semi, Kami e Jafeti. Këtyre pas përmbytjes u lindën fëmijë.
2 Bijtë e Jafetit: Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mosoku e Tirasi.
3 Bijtë e Gomerit: Askenezi, Rifati, Togormai.
4 Bijtë e Javanit: Elisai, Tarsisi, Cetimi dhe Rodanimi.
5 Prej këtyre u ndanë popujt nëpër ujdhesa në krahinat e veta, secili sipas gjuhës së vet dhe sipas barkut të vet, në kombësi të vet.
6 Bijtë e Kamit: Kusi, Mesraimi, Futi dhe Kanaani.
7 Bijtë e Kusit: Sabai, Hevilai, Sabatai, Regmai e Sabatakai. Bijtë e Regmait: Sabai e Dadani.
8 Kusit i lindi Nemrodi, i cili u bë sundimtari i parë në tokë
9 dhe me vullnetin e Zotit u bë gjuetar i vyeshëm. Nga kjo doli edhe thënia: “Nemrodi gjuetar si ai para syve të Zotit”.
10 Mbretëria e tij filloi me Babiloninë, Arakun, Akadin e Kalaanën, në dheun e Senaarit.
11 Nga ky vend kaloi në Asiri e atje ndërtoi Ninivën, Rohobotirin e Kalenë;
12
po ashtu Resenin ndërmjet Ninives dhe Kalesë. Ky është qytet i madh.
13 Kurse Mesraimit i lindi Ludimi, Anamimi, Laabimi, Neftuimi,
14 Fetrusimi, Kasluimi dhe Kaftorimi, prej të cilëve rrjedhin filistenjtë.
15 Kanaanit i lindi Sidoni, djali i parë, e Heteu,
16 Jebuseu, Amorreu, Gergezeu,
17 Heveu, Araceu, Sineu,
18 Aradiumi, Samareu e Emateu. Atëherë u shpërndanë fiset e kanaanëve.
19 Kufijtë e Kanaanit shkonin prej Sidonit në drejtim të Gerarës deri në Gazë, dhe në drejtim të Sodomës e të Gomorrës, Adamës e të Seboimit deri në Lesë.
20 Këta janë bijtë e Kamit sipas vëllazërive, gjuhëve, vendeve e kombësisë së tyre.
21 Gjithashtu i lindën fëmijë edhe Semit, trungut të të gjithë bijve të Heberit, vëllait të madh të Jafetit.
22 Bijtë e Semit: Elami, Asuri, Arfaksadi, Ludi dhe Arami.
23 Bijtë e Aramit: Usi, Huli, Geteri dhe Mesi.
24 Kurse Arfaksadit i lindi Saleu e prej këtij i lindi Heberi.
25 Heberit i lindën dy djem: njëri quhej Faleg, sepse në kohën e tij u nda toka, kurse i vëllai u quajt Jektan.
26 Këtij, Jektanit, i lindi Elmodadi, SAlefi, Asarmoti, Jareu,
27 Adurami, Uzali, Deklai,
28 Ebali, Abimaeli, Sabai,
29 Ofiri, Hevilai dhe Jobabi. Të gjithë këta janë bijtë e Jektanit.
30 Vendbanimi i tyre shtrihej prej Mesës në drejtim të Sefarit, mali i lindjes.
31 Këta janë bijtë e Semit sipas vëllazërive të tyre, gjuhëve, vendeve dhe kombësisë.
32 Këta janë barqet e bijve të Noehit sipas breznive të tyre dhe të fiseve.
Pas përmbytjes prej tyre u ndanë popujt mbi tokë.