1
“Dil prej vendit tënd dhe prej vëllazërisë sate,
e prej shtëpisë së babait tënd
në drejtim të një vendi që do të ta tregoj.
2 Prej teje do të bëj një popull të madh
dhe do të të bekoj.
Do ta bëj të madh emrin tënd.
Ti vet do të jesh bekim.
3 Do t’i bekoj ata që do të bekojnë ty,
do t’i mallkoj ata që do të mallkojnë ty.
Në ty do të bekohen të gjitha fiset e tokës”!
4 Atëherë Abrahami u nis siç i kishte urdhëruar Zoti dhe me të shkoi edhe Loti. Abrami kishte shtatëdhjetë e pesë vjet, kur çoi prej Harranit.
5 E mori Sarajën, gruan e vet, dhe Lotin, djalin e vëllait të vet, si dhe të gjithë pasurinë e tundshme që kishte fituar po dhe njerëzit që kishte fituar në Harran dhe u nisën drejt dheut të Kanaanit. Arritën në dheun e Kanaanit.
6 Abrami e përshkoi tokën deri te vendi Sihem, deri te Qarri More. Në atë vend atëbotë banonin kanaanët.
7 Zoti iu dëftua Abramit dhe i tha: “Farës sate do t’ia jap këtë vend”.
Abrami, në nder të Zotit që iu dëftua, e ndërtoi aty një lter.
8 Prej andej kaloi në malin që ishte në lindje të Betelit, aty e nguli çadrën e vet duke pasur në perëndim Betelin e në lindje Hajin. Edhe aty e ndërtoi një lter në nder të Zotit dhe thirri në ndihmë emrin e Tij.
9 Abrami kaloi prej një zemërimie në tjetrën deri në Nageb.
10
11 Kur u afrua, para se të hynte në Egjipt, i tha Sarajës, gruas së vet: “E di se je grua e bukur
12 dhe se, kur të shohin egjiptianët, do të thonë: ‘Është gruaja e tij’; mua do të më vrasin e ty do të lënë gjallë.
13 Po të lutem, pra, thuaj se je motra ime, që të më bëjnë mirë në saje tënde e të mos ma marrin jetën për hir tënd”.
14 Kështu, pra, kur Abrami hyri në Egjipt, egjiptianët panë se gruaja ishte shumë e bukur.
15 E panë edhe oborrtarët e faraonit dhe e lëvduan atë në praninë e tij. Kështu, gruaja qe marrë dhe çuar në shtëpinë e faraonit.
16 Abramin e morën me të mirë për shkak të saj. Ai fitoi bagëti të imëta e të trasha, gomarë, skllevër, shërbëtore dhe deve.
17 Por, Zoti i çoi faraonit dhe familjes së tij shumë të këqija për shkak të Sarajës, gruas së Abramit.
18 Faraoni e thirri Abramin e i tha: “Çka më bëre kështu? Pse nuk më tregove se është gruaja jote?
19 Për ç’arsye the se është motra jote dhe unë e mora për grua? Tani, pra, ja, gruan tënde! Merre dhe shko!”.
20 Faraoni u urdhëroi njerëzve të vet për Abramin; ata e përcollën atë dhe gruan e tij me të gjithë pasurinë që kishte.