1 Zotit iu kujtua çka i kishte thënë Sarës dhe bëri ashtu siç i kishte premtuar.
2 Sara ngjizi dhe Abrahamit i lindi djalë në pleqërinë e tij, po në atë kohë, siç e kishte paracaktuar Hyji.
3 Abrahami djalit që lindi Sara ia ngjiti emrin Izak
4 dhe të tetën ditë e rrethpreu, si i kishte urdhëruar Hyji.
5 Kur Abrahami kishte njëqind vjet, i lindi Izaku, djali i tij.
6 Sara tha:
“Hyji ma dha arsyen e qeshjes!
E kushdo që të dëgjojë, do të më përqeshë mua”!
7 Dhe vazhdoi:
“Kush do t’i kish thënë Abrahamit:
Sara do t’u japë gji fëmijëve?
Qe, pra, i lindi djalin
edhe pse në pleqëri”!
8
9 Kur Sara pa se biri i Agarës egjiptiane po e përqeshte Izakun, djalin e saj, i tha Abrahamit:
10 “Dëboje atë shërbëtore dhe djalin e saj; sepse djali i shërbëtores nuk bën të jetë trashëgimtar me djalin tim Izakun”.
11 Kjo gjë i erdhi e rëndë Abrahamit, sepse edhe Ismaeli ishte djali i tij.
12 Por, Hyji i tha: “Mos të vijë keq për fëmijën as për shërbëtoren tënde: gjithçka të thotë Sara, dëgjoje zërin e saj, sepse nëpër Izakun breznitë do ta mbajnë emrin tënd.
13 Megjithatë, edhe birin e shërbëtores do ta bëj popull të madh, sepse është fara jote”.
14 Abrahami u ngrit heret në mëngjes, mori bukë dhe një rrëshiq me ujë, ia vuri në krah, ia dha djalin dhe e përzuri Agarën. Kjo, pasi shkoi, sillej vërdallë nëpër shkretëtirën e Bersabesë.
15 Kur iu sos uji në rrëshiq, e la djalin nën një shkurre
16 dhe u largua. U ul përballë tij aq larg sa mund të hidhet shigjeta. Thoshte më vete: “S’mund ta shikoj djalin duke vdekur!” U ul përballë, e ngriti zërin dhe qau me dënesë.
17 Hyji e vështroi zërin e djalit. Engjëlli i Hyjit e thirri Agarën prej qiellit dhe i tha: “Çka ke, o Agarë? Mos ki frikë! Zoti e dëgjoi zërin e djalit nga vendi ku gjendet.
18 Çou, merre djalin, mbaje për dore, sepse prej tij do ta bëj një popull të madh”.
19 Hyji ia hapi sytë dhe pa një pus me ujë, shkoi e mbushi rrëshiqin dhe i dha fëmijës të pijë.
20 Hyji ishte me djalin që u rrit dhe u burrërua. Jetoi në shkretëtirë dhe u bë gjuetar i shkathët me hark.
21 Nguli banesën në shkretëtirën Faran. E ëma e martoi me një egjiptiane.
22
23 M’u përbe, pra, në Hyjin, se nuk do të më dëmtosh as mua as pasardhësit e mi, as farën time, por do të sillesh me mua e në tokën time, në të cilën jeton si ardhacak, në miqësi siç bëra unë me ty”.
24 Abrahami tha: “Po përbetohem”.
25 Abrahami iu ankua Abimelekut për një pus që shërbëtorët e Abimelekut ia kishin marrë me dhunë.
26 Abimeleku u përgjigj: “Nuk e di kush do ta ketë bërë atë punë, por as ti nuk më tregove e unë as që dëgjova deri më sot”.
27 Abrahami mori dele e dhi e ia dha Abimelekut dhe të dy bënë besëlidhje.
28 Atëherë Abrahami i ndau në një anë shtatë rrunëza.
29 Abimeleku e pyeti: “Ç’do të thonë këto shtatë rrunëza që i ndave në një anë”?
30 Ai u përgjigj: “Shtatë rrunëzat do t’i marrësh prej dorës sime që të jenë si dëshmi se unë e çela këtë pus”.
31 Prandaj ai vend u quajt Bersabè, sepse aty të dy u përbetuan.
32 Ata lidhën besëlidhje në Bersabè.
33 Atëherë u çua Abimeleku e Fikoli, prijësi i ushtrisë së tij, e u kthyen në dheun e filistenjve.
Abrahami mbolli një tamariskë në Bersabè dhe e thirri në ndihmë emrin e Zotit, Hyjit të amshueshëm.
34 Abrahami kaloi një kohë shumë të gjatë në dheun e filistenjve.