1 Abrahami mori edhe një grua tjetër që quhej Ceturë.
2 Prej saj i lindën Zamrani, Jeksani, Madani, Madiani, Jezboku dhe Suehu.
3 Jeksanit i lindën Sabai dhe Dadani. Bijtë e Dadanit qenë Asurimi, Latusimi dhe Loomimi.
4 Kurse Madianit i lindën Efai, Oferi, Henoku, Abidai dhe Eldaai. Të gjithë këta ishin bijtë e Ceturës.
5 Abrahami ia dha Izakut gjithë pasurinë e vet.
6 Bijve të shemrave të veta u dha dhurata dhe i ndau prej djalit të vet Izakut dhe, ndërsa ishte ende gjallë, i dërgoi, larg prej Izakut, në krahinën e Lindjes.
7
8 Atëherë Abrahami pushoi së jetuari, vdiq në pleqëri të lume, i moçëm e plot vjet, kur u bashkua me popullin e vet.
9 E varrosën Izaku dhe Ismaeli, bijtë e tij, në shpellën Makpela, që ështe në arën e Efronit, të birit të Seor Heteut, të krahinës Mambre,
10 që e pati blerë prej Hetenjve. Këtu u varrosën Abrahami dhe Sara, gruaja e tij.
11 Pasi vdiq Abrahami, Zoti e bekoi Izakun, birin e tij, që kishte ngulur banesën te pusi Lahairoi.
12
13 Ja emrat e bijve të Ismaelit me emrat e tyre sipas rendit që lindën: i parëlinduri i Ismaelit Nabajoti, pastaj Cedari, Adbeeli, Mabsami,
14 Masmai edhe Dumai, Masai,
15 Hadadi, Temai, Jeturi, Nafisi dhe Cedmai.
16 Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre sipas fshatrave dhe zemërimiave të tyre: dymbëdhjetë trungjet e të aq fiseve.
17 Ismaeli jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. Pushoi së jetuari dhe vdiq e u bashkua me popullin e vet.
18 Ismaelitët banuan që prej Hevilës deri në Sur që ështe përballë Egjiptit, në drejtim te Asyrisë. Ishin venduar përballë vëllezërve të vet.
19 Ja, historia e Izakut, birit të Abrahamit.
Abrahamit i lindi Izaku.
20 Ky, kur kishte dyzet vjet, e mori për grua Rebekën, bijën e Batuelit Aramejas prej Padanaramit, motrën e Labanit Aramejas.
21 Izaku iu lut Zotit për gruan e vet, sepse ajo ishte beronjë. Zoti ia dëgjoi lutjen dhe Rebeka mbeti shtatzënë.
22
Por, fëmijët e saj shkapateshin në kraharorin e saj. Ajo tha:
“Nese ështe kështu, pse të jetoj?” Shkoi të këshillojë Zotin.
23 Ai iu përgjigj:
“Dy kombësi janë në kraharorin tënd
dhe dy popuj, të dalë prej kaharorit tënd, do të ndahen;
njëri popull do ta zotërojë popullin tjetër
dhe i madhi do t’i shërbejë të voglit.”
24 E kur u krye koha e shtatëzënësisë, ja, në kraharorin e saj ishin binjakët.
25 Ai që lindi i pari ishte i kuq dhe leshatak, porsi lahik leshi. Iu ngjit emri Ezau. Pastaj, duke lindur vëllai i tij, me dorë ia mbante thembrën Ezaut, prandaj ia ngjitën emrin Jakob.
26 Izaku kishte gjashtëdhjetë vjet kur i lindën djemtë.
27 Kur u rritën, Ezau u bë njeri shumë i aftë në gjah që qarkullonte shkretëtirën, kurse Jakobi ishte njeri i qetë që banonte nën tendë.
28 Izaku e donte më shumë Ezaun, sepse i pëlqente të ushqehej me gjahun e tij, kurse Rebeka e donte më shumë Jakobin.
29
30 i tha: “Më jep prej këso haje të kuqe, sepse jam lodhur e këputur.” Për këtë arsye u quajt Edom.
31 Jakobi i tha: “Ma shit njëherë të drejtën e parëlindësisë sate.”
32 Ai u përgjigj: “Ja, po vdes! Çka më vlejnë të drejtat e parëlindësisë?”
33 Jakobi i tha: “M’u përbe!” U përbe dhe e shiti të drejtën e parëlindësisë.
34 Dhe, kështu, mori bukën dhe çorbë thjerre, hëngri dhe piu, u çua dhe shkoi duke mos qenë në kujdes pse i shiti të drejtat e parëlindësisë.