1 Dina, bija e Lisë që ia lindi Jakobit, doli për t’i parë vajzat e vendit.
2 Kur e pa Sikemi, biri i Hemor Heveut, prijësit të atij vendi, i lakmoi dhe e grabiti. Ai edhe e dhunoi Dinën.
3 Shpirti i tij u ngjit për të dhe e dashuroi. I fliste përzemërsisht për ta pajtuar.
4 Atëherë i tha Hemorit, të atit: “Ma merr këtë vajzë për grua”!
5 Jakobi, kur mori vesh se ia kishte dhunuar Dinën, të bijën, ndërsa të bijtë ishin larg në kullota të bagëtive, heshti derisa të kthehen ata.
6 Erdhi Hemori, i ati i Sikemit, për të biseduar me Jakobin,
7 dhe ja, ia bëhen edhe bijtë e Jakobit prej fushës. Kur dëgjuan se çka kishte ngjarë, u prishën dhe u hidhëruan për së tepërmi, sepse kishte bërë një punë çnderuese të madhe kundër Izraelit dhe, duke dhunuar bijën e Jakobit, kishte bërë vepër të turpshme.
8 Atëherë Hemori foli me ta e tha: “Sikemi, im bir, është i dhënë me gjithë shpirt pas vajzës tuaj. Jepjani për grua.
9 Madje të lidhemi me njëri-tjetrin me anë të martesave: bijat tuaja na i jepni neve e ju merrni tonat.
10 Banoni me ne dhe vendi për ju do të jetë i hapur: banoni në të, qarkulloni lirisht, mund të bëni prona”.
11 Po edhe Sikemi iu drejtua t’et dhe vëllezërve të vajzës: “Vetëm të pajtohem me ju dhe do t’ju jap çka të më kërkoni.
12 Ma shtoni shumë pagën e fejesës dhe dhuntinë, do të paguaj me ëndje çka të kërkoni. Vetëm ma jepni këtë vajzë për grua”.
13 Bijtë e Jakobit i përgjigjën Sikemit dhe Hemorit, të tij, jo pa dredhi për shkak të dhunimit të motrës:
14 “Nuk mund të bëjmë çka kërkoni: t’ia japin motrën tonë një të parreth‑ preri: kjo do të ishte një poshtërsi e madhe për ne.
15 Vetëm kështu mund të pranojmë: nëse doni të bëheni si ne, le të rrethpritet çdo mashkull i juaji.
16 Vetëm atëherë do t’ju japim bijat tona e do t’ju marrim bijat tuaja, do të jetojmë bashkë me ju dhe do të bëhemi një popull i vetëm.
17 Nëse nuk doni të rrethpriteni, do ta marrim vajzën tonë dhe do të largohemi”.
18 Hemorit dhe Sikemit, birit të tij, u pëlqeu propozimi i tyre.
19 Djaloshi as që donte ta shtyjë aspak të kryhej atë që ata kërkonin, sepse e donte për së tepërmi bijën e Jakobit, e në anën tjetër, ishte ndër më të rëndësishmit e shtëpisë së tij.
20 Ata shkuan te dera e qytetit. Hemori e Sikemi, biri i tij, folën me burrat e qytetit të tyre. U thanë:
21 “Këta njerëz janë të paqtë me ne. Le të qëndrojnë në tokën tonë dhe le ta qarkullojnë; ka mjaft vend për ta. Vajzat e tyre do t’i marrim për gra dhe tonat do t’ua japim atyre.
22 Porse ata pranojnë të bëjnë marrëveshje me ne, të qëndrojnë me ne dhe të bëhemi një popull: nëse edhe ne i rrethpresim të gjithë meshkujt tanë si ata.
23 Kështu bagëtitë, pasuria e tyre, e gjithë gjëja e gjallë e tyre do të jetë jona. T’jau plotësojmë, pra, këtë kërkesë dhe do të banojnë ndër ne”!
24 Të gjithë ata që mund të dilnin te dera e qytetit pranuan dhe i rrethprenë të gjithë meshkujt.
25
26 gjithashtu edhe Hemorin dhe Sikemin dhe e morën prej shtëpisë së Sikemit Dinën, motrën e vet.
27 Bijtë e Jakobit t’u lëshuan mbi kufoma dhe e plaçkitën qytetin në hakmarrjë për përdhunim.
28 I morën bagëtitë e imëta e të trasha, gomarë dhe gjithçka kishin në qytet e në fushë.
29 Morën gjithçka kishin pasur. Fëmijët e gratë e tyre i morën skllevër dhe plaçkitën gjithçka gjetën nëpër shtëpi.
30 Atëherë Jakobi u tha Simonit e Levit: “Më qitët në sherr! Bëtë të më urrejnë banorët e këtij vendi, kananenjtë e ferezenjtë. Ne jemi pak. Nëse ata bashkohen e më sulmojnë, do të më qesin faret mua dhe shtëpinë time”.
31 Ata përgjigjën: “A u desh ta shpërdorojnë motrën tonë si të ishte lavire”?