< Zan 35 Zan 37 >
Lexim prej librit të Zanafillës(Zan 36)
36

1 Këta janë pasardhësit e Ezaut, që quhet edhe Edom.

2 Ezau u martua me bijat e kanaanëve: me Adën, bijën e Elon Heteut e me Oolibamën, bijën e Anës, birit të Sebeon Horreut.

3 Mori për grua edhe Bazematën, bijën e Ismaelit, motrën e Nabajotit.

4 Prej Adës i lindi Elifazi, kurse Bazemata i lindi Rahuelin.

5 Oolibama i lindi Jehuzin, Jalamin dhe Koreun.

Këta janë bijtë e Ezaut që i lindën në Kanaan.

6

Atëherë Ezau i mori gratë e veta, bijtë e bijat, të gjithë njerëzit e vet, bagëtitë e imëta e të trasha dhe gjithçka kishte fituar në dheun e Kanaanit dhe shkoi në dheun e Seirit, që të jetë larg prej vëllait të vet Jakobit.

7 Njëmend ishin bërë shumë të pasur dhe nuk mund të banonin më së bashku, sepse nuk i zinte vendi ku banonin për shkak se kishin shumicë të madhe grigjash.

8 Ezau nguli të banojë në malin Seir. Ezau është Edomi.

9

Këta janë pasardhësit e Ezaut, trungut themelues të Edomit në malin Seir.

10 Ja, emrat e bijve të tij: Elifazi, biri i Adës, gruas së Ezaut, Rahueli, biri i Bazematës, gruas së tij.

11 Elifazi pati këta djem: Temanin, Omarin, Sefon, Gatamin dhe Cenezin.

12 Elifazi, djali i Ezaut, kishte konkubinë Tamnën, prej së cilës i lindi Amaleku. Këta janë bijtë e Adës, gruas së Ezaut.

13 Bijtë e Rahuelit janë: Nahati, Zarai, Samai e Mezai. Këta janë bijtë e Bazematës, gruas së Ezaut.

14 Këta ishin bijtë e Oolibamës, bijës së Anës, birit të Sebeonit, gruas së Ezaut, që ia lindi ajo: Jehuzi, Jalami dhe Koreu.

15

Këta janë prijësit e bijve të Ezaut: bijtë e Elifazit, të të parëlindurit të Ezaut: prijësi Teman, prijësi Omar, prijësi Sefo, prijësi Cenez,

16 prijësi Kore, prijësi Gatam, prijësi Amalek. Këta janë prijësit e Elifazit në dheun e Edomit. Janë bijtë e Adës.

17 Këta janë bijtë e Rahuelit, birit të Ezaut: prijësi Nahat, prijësi Zara, prijësi Sama, prijësi Meza. Këta janë prijësit e Rahuelit në dheun e Edomit. Janë bijtë e Bazematës, gruas së Ezaut.

18 Këta janë bijtë e Oolibamës, gruas së Ezaut: prijësi Jehus, prijësi Jalam, prijësi Kore. Janë prijësit e Oolibamës, të bijës së Anës, gruas së Ezaut.

19 Këta janë bijtë e Ezaut dhe këta prijësit e tyre. Ezau është Edomi.

20

Këta janë bijtë e Seirit Horre që banojnë vendin: Lotani, Sobali, Sebeoni, Ana,

21 Dizoni, Eseri dhe Disani. Këta janë prijësit horrenj, bijtë e Seirit në dheun e Edomit.

22 Bijtë e Lotanit qenë: Horiu e Hemani. Tamna ishte motra e Lotanit.

23 Këta janë bijtë e Sobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Sefoja dhe Onami.

24 Këta janë bijtë e Sebeonit: Ajai dhe Ana. Ky është Ana që i gjeti burimet e nxehta në shkretëtirë, kur po i kulloste gomarët e Sebeonit, t’et.

25 Pati djalë Dizonin dhe vajzë Oolibamën.

26 Këta janë bijtë e Dizonit: Hemdani, Ezebani, Jetrani dhe Harrani.

27 Këta janë bijtë e Ezerit: Bilhani, Zavani e Jakani.

28 Kurse Dizani pati këta djem: Uzin dhe Aranin.

29 Këta janë prijësit e horrenjve: prijesi Lotan, prijësi Sobal, prijësi Sebeon, prijësi Ana,

30 prijësi Dizon, prijësi Eser, prijësi Dizan. Këta janë prijësit e horrenjve sipas fiseve të tyre në dheun e Seirit.

31

Mbretërit që sunduan në dheun e Edomit, para se izraelitët të kenë mbretin, qenë këta:

32 Në Edom mbretëroi Belai, biri i Beorit. Emri i qytetit të tij ishte Denabë.

33 Vdiq Belai dhe në vend të tij sundoi Jobabi, i biri i Zarës prej Bosrës.

34 Kur vdiq Jobabi, në vend të tij sundoi Husami i dheut të Temanajve.

35 Kur vdiq edhe ky, në vend të tij sundoi Adadi, biri i Badadit, që e theu Madianin në fushimin e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit.

36 Pasi vdiq Adadi, në vend të tij sundoi Semlai prej Masrekës.

37 Pasi vdiq edhe ky, në vend të tij sundoi Sauli prej Robohotit përbri lumit.

38 Pasi vdiq edhe ky, në fron e trashëgoi Baalhanani, biri i Ahoborit.

39 Pasi vdiq edhe ky, në vend të tij sundoi Adadi. Qyteti i tij quhej Fau. Gruaja e tij quhej Meetabelë. Ishte bija e Matredës, bijës së Mezaabit.

40

Këta janë emrat e prijësve të Ezaut sipas fiseve, vendeve dhe emërtimeve të tyre: prijësi Tamna, prijësi Alva, prijësi Jeteti,

41 prijësi Oolibama, prijësi Ela, prijësi Finon,

42 prijësi Cenez, prijësi Teman, prijësi Mabsar,

43 prijësi Magdiel, prijësi Iram.

Këta janë trungjet themelues të Edomit sipas vendbanimit në dheun që ai e kishte pronë. Ky është Ezau, trungu themelues i idumenjve.



Fjala e Zotit